Telegrafi

I besoi navigacionit, qytetari serb përfundon me veturë shkallëve të një lagjeje të Ulqinit – pamjet bëhen virale

Së fundmi, një video sa interesante aq edhe qesharake po qarkullon në rrjete sociale.

Një ngjarje e papritur ka ndodhur në qytetin e Ulqinit kur një shofer me bindje të plotë ka përfunduar duke vozitur nëpër shkallë.

Siç shihet në klip, vetura me targa të Beogradit i ka besuar aq shumë navigacionit, sa që papritmas e ka gjetur veten në shkallët e qytetit.

“Kur i besoni shumë GPS-it”, thuhet në mbishkrimin e videos.

Bëhet e ditur se veprimi i shoferit i cili me vështirësi kaloi shkallët ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale. /Telegrafi/