Site icon Telegrafi

Besohet se kjo mantër i plotëson dëshirat: Realizoni çdo ëndërr tuajën

Mantra dhe muzika për meditim – ju ndihmojnë t’i realizoni dëshirat tuaja!

Ëndërroni, fantazoni dhe përdorni teknika interesante për t’i realizuar ëndrrat. A ekziston ndonjë algoritëm i caktuar ose teknikë manifestimi që mund t’ju mësojë se si të realizoni dëshirat tuaja?

Meditimi dhe këndimi i mantrave mund të ndihmojnë, transmeton Telegrafi.

Merrni një fletë letre dhe shkruani diçka që ju nevojitet ose dëshirë që doni ta plotësoni në formën e një konfirmimi.

Nëse jeni duke punuar në një projekt të veçantë dhe keni nevojë për ide krijuese, mund të shkruani diçka si: “Unë jam plot frymëzim dhe kreativitet. Në çdo kohë unë lejoj që energjia ime krijuese të rrjedhë lirshëm. Çdo dëshirë imja është plotësuar”.

Çdo lloj teknike krijuese ose e vizualizimit është një model i formës së mendimit që ju ndihmon të komunikoni më mirë me nivelet tuaja më të thella të vetëdijes dhe të zbuloni disa rrugë të reja për veten tuaj.

Meditoni dhe dëgjoni këtë mantër, e cila besohet se inkurajon përmbushjen e dëshirave, por edhe ju relakson dhe ju sjell energji pozitive.

Gjatë meditimit dëgjoni këtë muzikë:

/Telegrafi/

Exit mobile version