Site icon Telegrafi

Besohet se Hasi arrin marrëveshje me gjigantin turk

Besnik Hasi nuk do të mbetet pa punë, edhe pas përfundimit të kampionatit belg me Anderlechtin, me të cilën skuadër pritet të ndahet pas një kohe të gjatë.

Mediat turke, kanë bërë të ditur sot se ai do të jetë trajneri i ardhshëm i Trabzonsporit.

Madje, është gazetari Hakan Gundogar, që ka bërë të ditur se marrëveshja mes dy palëve është arritur.

“Sipas gazetarit të Aspor, Hakan Gundogar, Trabzonspori ka arritur marrëveshje me trajnerin e Anderlechtit”, shkruan “61saat.com”, përcjellë GazetaOlle.com.

Javë më parë, Hasin e kërkonte edhe Galatasaray.

Exit mobile version