Site icon Telegrafi

‘Beso Në Mua’ këtë javë do t’ju sjellë pamje nga projekti shumëngjyrësh që do të realizohet në Pejë (Video)

Ekipi ‘Beso Në Mua’ mbase ndihet i entuziazmuar sepse ky është projekti i tyre i parë që do të realizohet në Pejë!

Ky qytet ka atraksione, bukuri dhe pasuri të shumta natyrore, duke u nisë nga Gryka piktoreske e Rugovës, lumenjtë, liqenet, burimet ujore, ujëvarat, shpellat, si dhe shumëllojshmëria e florës dhe faunës.

Poashtu, brenda qytetit, pothuajse në çdo kënd, ekzistojnë oazat e gjelbëruara të cilat ia shtojnë bukurinë qytetit, mbajnë ajrin e freskët dhe mundësojnë relaksimin e qytetarëve.

Si në çdo dizajn, pikënisje është inspirimi, meqenëse natyra e Pejës të kaplon me bukurit e saj, ekipi nuk e ka të vështirë të frymëzohet me ngjyrat magjepse që rrethojnë qytetin.

Dhe, kur flasim për ngjyrat dhe inspirimin, ekipi ‘Beso Në Mua’ na përgjigjet:

“Si mund të bëhemi nxënës të natyrës dhe të përdorim mençurinë e saj për të bërë përzgjedhjen e duhur të ngjyrave sa here dëshirojmë ta ngjyrosim apo rregullojmë shtëpinë?

Si vëzhgues artistik të natyrës, ne vejmë re se natyra është aq e përkryer, sa që nuk e kuptojmë pse duhet të lodhim mendjen se si duhet kombinuar ngjyrat, kur ato i kemi kudo përreth nesh, vlen vetëm të i marrim e kopjojmë ashtu të gatshme nga natyra,a pa dyshuar në përzgjedhjen dhe kombinimet e saj. Ajo është e përkryer!

…Zgjedhja e një skeme me ngjyra është një nga vendimet më të rëndësishme të dekorimit që bëjmë. Atëherë, pse mos ta lejojmë që kjo dashuri që kemi për natyrën, të na krijon paletën e përzgjedhjeve të ngjyrave të projektit tonë në vazhdim…”

Përzgjedhja e paternës së ngjyrave, do të shpjegohet edhe përgjatë emisionit. Kjo tingëllon shumë interesante! Gjithashtu, në emision, përderisa përcillen punët në projekt, do të keni mundësi të përcillni edhe ide kreative DIY, dhe njohuri interesante për mrekullitë në arkitekture.

Prandaj, përcilleni emisionin këtë të diel në RTV Dukagjini, duke filluar nga ora 21:00, me 28 Janar 2018.

Facebook Fan Page (Live Stream) & Youtube rtv dukagjini duke filluar nga ora 21:00.

Exit mobile version