Këngëtari i NRG Band, Besnik Qaka, ka paralajmëruar projektin e ri.
Besniku ka qëndruar së fundmi në Tiranë bashkë me Estton, ku ky i fundit promovoi projektin e ri. Por, kjo nuk ishte e vetmja arsye e qëndrimit të tij në Tiranë.
Ai ka qëndruar në studion e Irkenc Hykës, ku ka punuar projektin e ri të tij.
“Diçka e mirë po vjen”, ka shkruar Besniku në foton që ai publikoi në rrjetin social Instagram.
Besniku së fundmi u martua në mesin e spekulimeve për shtatzëni të gruas së tij, Lolitës.
Ata u martuan në një ceremoni luksoze në Pejë, çmimin e të cilës refuzuan ta zbulojnë për çështje modestie, pasi Getoar Selimi dhe Bes Kallaku zbuluan shumat e ceremonive të martesës.
Besniku dhe NRG band patën një verë shumë të zënë, por nuk kanë publikuar projekt tash e sa kohë, mbetet të shihet se çka do të sjellin tash ata. /Telegrafi/