Reperi i Babastars, Cozman, ka realizuar tatuazhin e tij më të ri.
Vetëm pak kohë pasi realizoi tatuazhin me logo të Babastars në qafën e tij, Cozman nuk është ndalur me kaq.
Ai sërish është drejtuar te mjeshtri i tatuazheve në Tiranë, Luca Tatoo, i cili është përkujdesur për realizimin e fundit të Cozyt.
“Loyalty” që në shqip do të thotë “Besnikëria” me dy trëndafilë dhe shkrim tejet interesant është tatuazhi i ri në trupin e Cozyt i punuar në gjoks.
Nuk dihet nëse ky tatuazh është një dedikim i reperit për të kaluarën e tij.
Nga ana tjetër artisti më i madh i tatuazheve në trojet shqiptare, Luca nga Tirana, ka punuar edhe tatuazhet e Getoar Selimit dhe Genc Prelvukajt. /Telegrafi/