Site icon Telegrafi

Besnik Tahiri: Sërish Kosovës i duhet një bashkim për 100% Kosovë

Kandidati për deputet nga AAK-ja, Besnik Tahiri, tha se Prizreni është dëshmia se si njerëzit e vendit u bënë bashkë për t’i mbrojtur tokat nga copëtimi.

“Tash, 141 vite pas, sërish Kosovës i duhet një bashkim për 100% Kosovë”, ka shkruar Tahiri, në Facebook.

“Kryeministri Haradinaj i hoqi rrethimin Prizrenit që i ishte vendosur nga padia e “Infrakos”-it. Pa inate, u dha zgjidhje e mbështetje secilës kërkesë”.

“Prizrenit e Kosovës i kemi transformuar mbështetjen e lirisë në rrugëtim për zhvillim. Parku Inovativ Gjerman, është dëshmi e seriozitetit për zhvillim dhe partneritetit”, ka shkruar ai.

Exit mobile version