Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe mandatari për kryeministër Albin Kurti po shpalos qasje autoritare dhe tentim të dominimit.
Këto komente ai i bëri gjatë seancës së jashtëzakonshme, ku si pikë e vetme e rendit të ditës është zgjedhja e Qeverisë Kurti 2.
“Kjo seancë ka filluar me një rend jo demokratik. Kjo për neve nuk është befasi, pasi fituesi ka zgjedhur procedurën para përmbajtjes. Fituesi ka zgjedhur të veprojë shkurtazi dhe ndaras. Dihet kjo qasje autoritare ku do ta çojë vendin”, tha ai në seancën në të cilën pritet të votohet Qeveria Kurti 2./KP/