Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Kosova nuk është vend me qira, duke iu kundërpërgjigjur kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, pasi ky i fundit ka thënë se se partia e tij ua ka dhënë partive të tjera postin e kryeministrit me qira.
Tahiri, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Kosova nuk është vend me qira, as Republikën e territorin nuk i kemi me qira”.
Postimi i plotë i Tahirit:
“Kosova nuk eshte vend me qira. As Republiken nuk e kemi me qira. Territorin nuk e kemi me qira. Me qira nuk e kemi askend ne Kosove. Ramush Haradinaj eshte kryeminister i mandatuar ne menyre demokratike, me marreveshje demokratike, me votim demokratik i Qeverise se vendit. Kosova kurre nuk do te kete Kryeminister me qira” (sic.), ka shkruar Tahiri.
Ndryshe, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, ka thënë sot në një intevistë se partia e tij nuk përkrah një qeveri teknike dhe se zgjedhjet janë e vetmja mënyrë për të dalur nga kriza.
Veseli ka thënë se PDK ia ka dhënë dy herë postin e kryeministrit partive tjera, siç ka thënë ai me qira, dhe se një gjë e tillë nuk do të ndodhë në këto zgjedhje. /Telegrafi/