Telegrafi

Besnik Tahiri: Gazsjellësi amerikan do të ishte përgjigja më e mirë e Kosovës ndaj marrëveshjes Vuçiq – Putin

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes së re për furnizim me gaz nga Rusia, mes Vuçiq dhe Putin.

Sipas Tahirit, kjo marrëveshje është dëshmi e qartë se Vuçiq po manipulon BE-në dhe Perëndimin në temat kryesore strategjike.

“Marrëveshja Vuçiç – Putin është një dëshmi e qartë se sa shumë Vuçiç po manipulon BE-në dhe Perëndimin në temat kryesore strategjike: Agjenda integruese në BE; Dialogu Kosovë – Serbi; dhe Mbështetja Pro Ukrainës”.

Lexo po ashtu Mediat e huaja: Serbia injoron sanksionet e BE-së, siguron marrëveshjen e gazit me Putinin

Ndër të tjera, Tahiri është shprehur se implementimi i projektit të Gazsjellësit amerikan do të ishte përgjigja më e mirë ndaj marrëveshje.

“Çfarë tjetër duhet bërë Serbia për të hapur sytë Brukseli zyrtar, apo atje po mendojnë se “Ballkani i Hapur” është përgjigja!! Qeveria duhet urgjentisht të marrë vendi”, ka shkruar tutje Tahiri./Telegrafi/