Telegrafi

Besnik Tahiri i AAK-së: Do të inicoj hartimin e planeve për zonat e veçanta zhvillimore në komunat e Kosovës

Kandidati i AAK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se në kuadër të një plani nacional dhe fokusi sektorial për zhvillim të komunave, do të inicioj identifikimin dhe hartimin e planeve të veçanta të zonave zhvillimore në komunat e Kosovës.

Tahiri, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Zonat e veçanta zhvillimore përfshijnë ato të: Turizmit historik, kulturor, rural dhe ato me potencial të bujqësisë, agro-turizmit dhe prodhimit e përpunimit të produkteve vendore”.

Postimi i Tahirit:

‘Zonat e Veçanta Zhvillimore

Në kuadër të një plani nacional dhe fokusi sektorial për zhvillim të komunave, do të inicioj identifikimin dhe hartimin e planeve të veçanta të zonave zhvillimore në komunat e Kosovës, bazuar në potencialin dhe traditën për zhvillim.

Kësisoj komuna dhe qeveria do të bashkërendojnë investimet dhe mbështetjet për fuqizimin e zhvillimit. Zonat e veçanta zhvillimore përfshijnë ato të: Turizmit historik, kulturor, rural dhe ato me potencial të bujqësisë, agro-turizmit dhe prodhimit e përpunimit të produkteve vendore’, ka shkruar Tahiri. /Telegrafi/