Telegrafi

Besnik Qaka preferon emra të shkurtër për vajzën që do të vjen së shpejti në jetë

Ai i dha fund beqarisë duke u lidhur në martesë me bashkëshorten e tij, Lolitën.

Por në mars të vitit të ardhshëm solisti i grupit Nrg Band, Besnik Qaka do të bëhet baba. Bashkëshortja e tij do të sjellë në jetë vajzën e tyre të parë.

I ftuar në programin “Lart e Poshtë”, Besnik Qaka ka folur për herë të parë në një media shqiptare, pas martesës dhe se si po e presin ata ardhjen në jetë të vajzës së tyre.

“Ja kemi nisur dhomën vajzës, kemi zgjedhur disa gjëra sepse duam që t’ja bëjmë sa më të mirë dhe të bukur”, ka thënë Besnik Qaka në një intervistë për gazetaren Suada Daci.

Po përsa i përket emrit çfarë preference ka Besniku?!

“Emrin kam qejf që ta ketë të shkurtër dhe të ketë një emër që t’i përshtatet kur ajo të bëhet, aktore, mjeke ose cfarë të dojë ajo”.

A do t’i krijojë vajzës një këngë këngëtari stil?!

“Një këngë për të do ta krijojë kur ta kem marrë në duar”, ka thënë Besniku.