Telegrafi

Besnik Qaka sjell çaste të ëmbla me të bijën

Një prej këngëtarëve më të vjetër të skenës muzikore, Besnik Qaka, muaj më parë është bërë për herë të parë baba.

Ai priti në jetë vajzën e vogël Una, të cilën e solli në jetë nëna Lolita, me të cilën ishte martuar vite më parë.

Ishte vokalisti i NRG Band ai që postoi një foto në Instagram duke zbuluar edhe emrin e vajzës, por edhe një imazh të saj.

Po i njëjti sot ka sjell edhe një video mjaft të veçantë në llogarinë personale në Instagram, e cila ka marrë komente pozitive dhe qindra pëlqime.

Në fakt, këngëtari shihet teksa vallëzon nën ritmet e këngës “Thinking ‘Bout You” të 3 Mill Rod gjersa në krah mban “princeshën” e vetë.

Njëkohësisht kjo është hera e parë që Besniku sjell ndonjë imazh të vajzës, pasi që në ditën e lindjes kishte publikuar imazhin e dorës së Unës.

Ndryshe, Qaka është duke punuar me bendin në këngë të reja që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/