Telegrafi

Besnik Qaka flet me emocione për herë të parë si baba: Jeta tash filloi të marrë kuptim

Një prej këngëtarëve më të vjetër të skenës muzikore, Besnik Qaka, për herë të parë është bërë baba.

Ai priti në jetë vajzën e vogël Una, të cilën e solli në jetë nëna Lolita.

Ishte vokalisti i NRG Band ai që postoi një foto në Instagram duke zbuluar edhe emrin e vajzës, por edhe një imazh të saj.

Besniku shprehet i emocionuar edhe në një prononcim për Telegrafin.

Ai thotë se është një ndjenjë shumë e mirë, teksa potencon se jeta ka filluar të marrë kuptim.

“Po ndihem shumë mirë. Tek tash jeta filloi të marrë kuptim”, potencoi Besniku për Telegrafin.

Këpucët që prindërit i kanë blerë për Unan e vogël, Foto: InstaStory

Këngëtari i ka qëndruar vazhdimisht pranë bashkëshortes gjatë shtatzënisë së saj, e kjo është vërejtur sidomos në rrjetet sociale.

Kjo nuk e ka lënë Besnikun larg angazhimeve muzikore. Ai publikoi vetëm pak kohë më parë projektin “Harrom” me NRG Band, që është një baladë tashmë shumë e pëlqyer nga publiku.

Moment nga martesa, Foto: Telegrafi

Besniku dhe Lolita i ndërruan unazat vitin e kaluar në një ceremoni mjaft luksoze martesore që u mbajt në Pejë në mesin e miqve dhe familjarëve. /Telegrafi/