Telegrafi

Besnik Qaka fillon të bëjë shoping para martesës (Foto)

Vokalisti i NRG Band tashmë është konfirmuar se do të martohet në fund të muajit.

Besnik Qaka pritet t’i japë fund beqarisë më 30 shtator, kur do të martohet në mesin e shoqërisë dhe familjarëve në Pejë.

Ai ka kohë që është në lidhje dhe i fejuar me bukuroshen nga Peja, Lolita Begolli.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga estrada shqiptare (Foto/Video)

Dhe, me t’u afruar ditët e martesës, frontmeni i një prej grupeve më të dashura ka publikuar një foto në InstaStory ku shihet duke bërë shopin.

Me sa duket ai po bëhet gati për ditën e madhe që po e pret atë.

Mbetet të shihet si do të duket frontmeni i NRG band dhe nusja e tij.

Kujtojmë se nga dasmat VIP, thuhet se dasma e Getoar Selimit kushtoi 130 mijë euro.

Kurse, bujë të veçantë bëri edhe dasma e Bes Kallakut dhe Xhensilës që thuhet se kushtoi 65 mijë euro. /Telegrafi/