”Libraria e Çarshisë” me një njoftim drejtuar Telegrafit në Maqedoni thërret qytetarët të marrin pjesë në promovimin e librit të shkrimtarit dhe ish-ministrit për punë të jashtme të Shqipërisë, Besnik Mustafaj.
Libri mban titullin “Një sagë e vogël” dhe do të promovohet në ambientet e ”Librarisë së Çarshisë” në Shkup, këtë të shtunë nga ora 13.
Autori në fjalë ka botuar edhe më herët libra dhe romane që deri tani janë përkthyer në disa gjuhë të botës si: frëngjisht, anglisht, gjermanisht, italisht, greqisht etj.
Veprat më të njohura të Mustafajt njihen: “Motive të gëzuara”, “Pragu i verës”, “Fytyrë burri”, “Bregu i lumit të kthjellët”, “Vera pa kthim”, “Shqipëria midis krimeve dhe mirazheve”, “Nje sagë e vogël”, “Daullja prej letre”, “Ditari i një ambasadori në Paris”, “Boshi”, “Autoportret me teleskop”, “Bishti i kometës”./Telegrafi/