Telegrafi

Besnik Krasniqi profesor vizitor në Universitetin Nice Sophia Antipolis – Francë

Profesori dhe eksperti ndërkombëtar Prof. dr. Besnik Krasnioqi është përzgjedhur profesor vizitor në Universitetin e Nices (Francë).

Krasniqi është gjithashtu edhe profesor i jashtëm në Maastricht School of Management ((Holand).

Krasniqi aktualisht po qëndron në Nice (France) për të ligjëruar lidhur me Menaxhmentin Interkultuor.

I kontaktuar nga redaksia e Indeksonline, profesor Krasniqi theksoi se përfshirja në sa më shumë projekte ndërkombëtare akademike e shkencore në kuadrin e projekteve evropiane të arsimit të lartë, është e domosdoshme për ngritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, projekte që mbi të gjitha targetojnë zhvillimin e stafit akademik, mobilitetin e profesorëve dhe studentëve, aplikimin e standardeve evropiane të cilësisë, organizimin e konferencave shkencore të përbashkëta qe ndikojnë direkt në ngritjen e cilësisë së studimeve në Kosovë.

Besnik Krasniqi është Profesor i asocuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës (UP).

Studimet themelore i ka mbaruar në UP, studimet pasuniversitare Master dhe të doktoratës në Universitetin Staffordshire (Angli).

Krasniqi është autor dhe bashkautor i dhjetëra projekteve shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.