Tanimë është konfirmuar se janë në lidhje romantike tash e muaj.
Jonida Vokshi në një intervistë për media kishte pohuar se është në lidhje me aktorin Besnik Krapi.
Dyshja janë njohur fillimisht në serialin humoristik, “O sa mirë”, dhe më pas kanë përfunduar të dashuruar.
Ditë më parë shkëmbyen edhe puthje ‘live’ në një emision televiziv, moderatore e së cilës është vetë bukuroshja.
Tashmë kanë filluar të publikojnë edhe imazhe të ndryshme në rrjetet sociale, ku një prej tyre e ka sjell aktori.
“Zgjohu se mbërritëm”, shkruante Krapi krahas fotos në Instagram teksa shihet duke fjetur aktorja.
Ndryshe, çifti ka bërë të ditur se gjatë muajit shtator pritet që të kurorëzojnë lidhjen e tyre me martesë. /Telegrafi/