Telegrafi

Besnik Krapi dhe Jonida Vokshi festojnë njëvjetorin e martesës

Besnik Krapi dhe Jonida Vokshi (Foto: Instagram)

Prezantuesja Jonida Vokshi dhe aktori Besnik Krapi ditën e sotme (e hënë) festojnë njëvjetorin e martesës.

Çifti kurorëzuan dashurinë në një ceremoni luksoze vitin e kaluar dhe për të kujtuar këtë ditë të rëndësishme të tyre, së fundmi aktorja ndau një fotografi bardh e zi të realizuar në ditën e dasmës.

Bukuroshja shqiptare njëherësh i ka bërë një dedikim të veçantë bashkëshortit të saj dhe ka falënderuar miqtë që e bënë atë ditë të paharruar.

“Si sot një vit më parë, u kënaqa shumë, po shumë në një dasmë, që rezultoi të ishte e imja”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Jonida Vokshi

“Faleminderit miq që na e keni bërë këtë dit të paharruar. Paçim edhe 100 përvjetore bashkë zemër”, ka shkruar Vokshi.

Dyshja këtë vit po ashtu u bënë prindër të një vajze, të cilën e pagëzuan me emrin Emi.

Të njëjtit jetojnë mes Kosovës e Shqipërisë, marrë parasysh që Jonida është nga Shqipëria dhe Besniku nga Kosova. /Telegrafi/