Prezantuesja dhe aktorja e njohur shqiptare, Jonida Vokshi, festoi ditëlindjen e 35-të.
Me këtë rast, urimet kanë qenë të shumta nga miqtë e ndjekësit që mban në rrjete sociale.
Një i tillë nuk ka munguar as nga bashkëshorti i saj, aktori Besnik Krapi.
Ky i fundit ka publikuar një fotografi të përbashkët në Instagram dhe ka zgjedhur fjalët më të bukura për partneren e tij.
“Edhe gjithë botën me të dhënë dhuratë prapë hubi, pasi ma ke dhuruar Emin. Jam dorëzu. Gjithë je në avantazh. Lutem që kur Emi e festoon 35 ke me qenë e bukur njëjtë sikur sot e do të duhemi akoma më shumë se sot. Të dua e urime”, kanë qenë fjalët e aktorit nga Prizreni.
Besniku dhe Jonida ndërkohë janë së bashku pothuajse prej shumë vitesh.
Të njëjtit gjatë vitit të kaluar mirëpritën një vajzë të quajtur, Emi. /Telegrafi/