Telegrafi

Besnik Hasi trajner i skuadrës që e ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve?

Besnik Hasi mund të bëhet trajner i skuadrës anglez,e Nottingham Forest.

Lajmi vjen nga mediat britanike, që shkruajnë se drejtuesit e këtij klubi anglez, kanë shprehur interesim për trajnerin gjakovar.

Gjithashtu, për këtë të fundit po interesohen edhe Legia e Varshavës dhe Galatasaray, përcjellë “Lajmi.net”.

Duhet theksuar se Nottingham Forest është dy herë fitues i Ligës së Kampionëve.