Besnik Hasi mund të marrë drejtimin e skuadrës së Lokerenit.
Ish-futbollisti kuqezi shihet si një ndër favoritët për t’u ulur në stolin e bankën së skuadrës belge, pas eksperiencës së gjatë që pati me Anderlechtin.
Ekipi i Lokerenit u mund javën e shkuar me rezultatin 1-2 në shtëpi, nga Ostende. Kjo ka bërë që drejtuesit e skuadrës belge të kërkojnë një trajner të ri, në mënyrë që të vijnë edhe rezultatet e kërkuara, transmeton newsport.
Në këtë mënyrë ish lojtari kuqezi mbetet kandidat potencial për të marrë drejtimin e Lokerenit.
Kujtojmë që Besnik Hasi ka qenë pjesë e këtij ekipi në sezonin 2006-2007, ndërsa tashmë me shumë gjasa do ta drejtojë atë.