Raportimet e mediave turke se Besnik Hasi do të jetë trajner i ri i Galatasarayt, nuk janë pritur mirë nga tekniku kosovar.
Trajneri i Anderlechtit është pyetur për këtë në konferencë për shtyp dhe nuk e ka mirëpritur një spekulim të tillë.
“Kjo nuk ka kuptim”, tha Hasi.
“Përveç kësaj, unë nuk di të flasë turqisht. Kjo është një nga disa gjuhë që nuk i di. Më duket e pakuptimtë”, shtoi trajneri nga Gjakova, që prej dy vitesh drejton me sukses gjigantin belg. /Telegrafi/