Besnik Hasi u zyrtarizua ditë më parë si trajner i ri i Legia Warshavës, por duket se do të ketë një ndihmës serb.
Sipas faqes zyrtare të Legias, ndihmëstrajner i skuadrës së parë të Legias është Aleksandar Vukoviq.
Mirëpo, i njëjti nuk dihet nëse do të jetë edhe në stafin e Hasit, pasi trajneri i mirënjohur shqiptar, ka të drejtë ta zgjedhë ndonjë ndihmës tjetër.
Sidoqoftë, për momentin, ndihmës i tij është Vukoviq.