Telegrafi

Besnik Hasi merr drejtimin e skuadrës belge, Kortrijk

Besnik Hasi javë më parë është shkarkuar prej postit të trajnerit të Olympiacosit.

Por, trajneri shqiptar duket se shumë shpejt do ta shohim në drejtimin e një klubi evropian.

Sipas mediave belge, 45-vjeçari do të vjen në krye të shtabit teknik të skuadrës së Kortrijkut.

Hasi ka drejtuar deri më tani tre klube në karrierë

Për ironi të fati, këtë të fundit e drejton Janis Anastasiu, i cili nuk ka përmbush prtishmëritë e ekipit që nga ardhja në qershor të këtij viti.

Megjithatë për momentin, gjithçka është në kuadrin e përpjekjeve dhe në ditët në vijim do të ketë zhvillime për këtë çështje.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Besnik Hasi

Ndryshe, Hasi është shpallur kampion me skuadrën e famshme belge, Anderlecht ndërsa para skuadrës greke ka udhëhequr me Legia Warsawan.

Kujtojmë se shtatë vjet ka qenë pjesë e kombëtares shqiptare, ku ka luajtur 47 ndeshje dhe ka shënuar dy gola. /Telegrafi/