Telegrafi

Besnik Hasi lë me “gojë hapur” grekët

Menjëherë pas hedhjes së shortit dhe mësimit të emrit të kundërshtarit, trajneri Besnik Hasi, i cili drejton Olympiacosin ka befasuar grekët me analizën që ka bërë për ekipin kroat, Rijekën.

Trajneri ka thënë se, e njeh mjaft mirë kundërshtaritn dhe se për ekipin grek që drejtohet nga gjakovari nuk do jetë aspak e lehtë nëse kërkon të vazhdojë më tej ëndrrën në Ligën e Kampionëve.

Hasi ka thënë fjalët më të mira për kroatët, duke lënë të kuptohet se puna me ekipin e drejtuar nga Hasi duhet të fillojë sa më shpejt.

“Rijeka është një kundërshtar i fortë. Prej vitesh po dominon në futbollin kroat. Është një ekip që nuk pëson gola banalë dhe di të ruajë mirë fazën mbrojtëse. Mbi të gjitha drejtuesit kanë arritur të ruajnë grupin, pasi është larguar vetëm një lojtar. Duhet të bëjmë maksimunin në dy ndeshjet që do luhen nëse duam të kualifikohemi”, ka thënë Hasi menjëherë pas hedhjes së shortit.