Telegrafi

Besnik Hasi eliminon Partizanin e Beogradit

Olympiacos është edhe një hap më pranë fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e drejtuar prej trajnerit shqiptar Besni Hasi ka eliminuar ekipin serb të Partizanit.

Megjithëse takimi ka përfunduar me rezultat të barabartë 2:2, grekët kanë shkuar edhe në një fazë më tutje pasi që ndeshjen e parë në Beograd e kishin fituar me rezultat 3:1.

Carcela-Gonzalez M. (‘22), Fortounis K. (’51) realizuan për Të kuqtë ndërsa për serbët Soumah S. (‘33) dhe Djurdjevic U. (‘85).

Në anën tjetër është eliminuar edhe gjiganti holandez Ajax, ku më tutje ka shkuar Nice e Mario Balotellit.

Theksojmë se edhe skuadra e Valon Berishës, Salzburgu nuk ka mundur të sigurojë një biletë për në fazën përfundimtare të para grupeve duke pësuar prej Rijekës.

Kujtojmë se për të mësuar kundërshtarët e radhës Hasi duhet të pres deri më 4 gusht (e premte), kur edhe hidhet shorti në Nyon të Zvicrës. /Telegrafi/