Besnik Hasi më nuk është trajneri i skuadrës belge të Anderlechtit.
Gjiganti belg me anë të një komunikate për media ka njoftuar shkëputjen e bashkëpunimit me trajnerin shqiptar, ku ka falënderuar punën e deritanishme të Hasit.
“Besnik Hasi nuk është më trajner i Anderlecht. Ky vendim është pjesë e futbollit. Skuadra i uron gjitha të mira Hasit në karrierën e tij të ardhshme. Ne jemi të bindur se ai do të vazhdojë të jetë i suksesshëm si trajner. Ai i ka të gjitha cilësitë për të qenë trajner i madh”, thuhet në njoftimin e Anderlecht, transmeton Telegrafi.
Hasi përgjatë dy viteve sa qëndroi në krye të shtabit teknik të Anderlechtit është shpallur njëherë kampion.
Ai pritet të merr drejtimin e skuadrës turke, Galatasray, por nuk përjashtohet mundësia që të angazhohet në Kombëtaren shqiptare apo te skuadra italiane e Lazios. /Telegrafi/