Site icon Telegrafi

Besnik Hasi e ka refuzuar ofertën e Vincent Kompanys

Vincent Kompany është rikthyer në ish-skuadrën e tij Anderlecht.

Mbrojtësi belg do ta ketë pozitën trajner/lojtar te Anderlechti derisa të pajiset me licencat për trajnim nga UEFA.

33-vjeçari si ndihmës ka marrë ish-mesfushorin uellsian, Simon Davies që ka bërë karrierë te Tottenham, Everton dhe Fulham.

Por mediat belge kanë raportuar se Davies nuk ishte opsioni i parë për Kompanyn.

Hasi dhe Kompany vite më parë sa ishin pjesë e Anderlecht

Mbrojtësi legjendar belg fillimisht e kishte ftuar shqiptarin Besnik Hasi që të rikthehej në klub.

Hasi e Kompany janë miq të mirë pasi më parë kanë luajtur së bashku te Anderlechti.

Anëtari i Kombëtares së Belgjikës kishte kërkuar nga Hasi që të jetë ndihmësi i tij, por gjakovari e ka refuzuar këtë ofertë.

Voetbalkrant shkruan se Hasi ka preferuar të vazhdoj karrierën në Arabinë Saudite ku aktualisht është trajner tek Al-Raed dhe fiton miliona euro në vit.

Gjithsesi ish-mesfushori gjakovar nuk e ka përjashtuar mundësinë që një dit të rikthehet përsëri në Evropë te ish-skuadra e tij Anderlecht. /Telegrafi/

Exit mobile version