Site icon Telegrafi

Besmir Shishko sjell “cover live” të këngëve të vjetra qytetare shqiptare

Trendi më i ri këngëtarëve shqiptarë kohët fundit duket se është rimiksimi i këngëve të vjetra qytetare.

Por, duket se këngëtari Besmir Shishko ka zgjedhur një rrugë tjetër për të risjell këngët tona epike.

Ai së bashku me bendin ka sjell një numër të këngëve me perfmormancë fantastike live.

“Fustanin që ta solla mbrëmë”, “25 gërsheta”, “Do marr çiften do dal për gjah” janë disa prej këngëve që në mënyrë briliante i ka sjell prizrenasi së bashku me anëtarët e bendit Xhemil Gjinin (bateri /perkusione), Artan Elshanin (tastier), Fisnik Hoxhën (kitarë), Besnik Bobajn (klarinetë/saksofon).

“Coveri” ka marr edhe kritikat e para pozitive duke e vlerësuar lartë paraqitjen skenike të këngëtarit që më mirë njihet si Beska.

Lexo po ashtu Xhemili i shout "Oxygen" di edhe të këndojë

Audio regjistrimi dhe përpunimi në studio u krye nga Sedat Elshani, ndërsa video regjistrimi dhe montazhi u krye nga AS PRODUCTION

Ndryshe, këngëtari dhe bendi kanë qenë mjaft të kërkuar në mbrëmjet festive dhe argëtuese gjatë gjithë vitit të kaluar. /Telegrafi/

Exit mobile version