Një besimtar mysliman po lufton për jetën e tij pas një goditje jashtë një xhamie në Angli, nga e cila gjithashtu ka mbetur një djalë adoleshent i lënduar.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Xhamia Masjid At-Taqwa Leicester tha se një nga adhuruesit e saj ishte plagosur rëndë nga një makinë që dyshohet se u përplas në të jashtë xhamisë brenda natës.
Ndërkohë janë publikuar disa pamje n të cilat thuhet se tregohet momenti kur një makinë përshpejton dhe tmerron disa kalimtarë, pak para goditjes së pretenduar në orën 1 të mëngjesit.
Xhamia Masjid At-Taqwa Leicester, shkroi në faqen e saj në Facebook: “Mbrëmë natën pas Taravisë, një nga vëllezërit që lutej me ne ishte viktimë e një goditjeje jashtë xhamisë”.
“Ai po lufton për jetën e tij dhe ne kërkojmë nga kushdo që lexon këtë postim për t’i kërkuar Zotit, Zotit të Botëve, t’i japë atij një shërim të plotë e të shpejtë dhe t’i japë familjes së tij mjaft durim për të kaluar nëpër këtë kohë shumë të vështirë”.
“Ne ju kujtojmë të jeni shumë vigjilentë dhe të kujdeseni kur të largoheni nga xhamia”. /Telegrafi/