Kisha ortodokse në Maqedoni para disa ditëve bëri thirrje që besimtarët ortodoksë të mos ndezin zjarre me drunj dhe të njejtët të ju’a japin qytetarëve në nevojë që s’kanë pasur mundësi të blejnë drunj për ngrohje. Por, këtë apel të Kishës ata e injoruan dhe mbrëmë për festën e Buzmit kanë kallë zjarre thuajse në çdo cep të qyteteve, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Sipas traditës, në këtë ditë feste besimtarët ushqehen dhe pijnë afër zjarrit, të shoqëruar nga muzika tradicionale.
Gjithasthu, nëpër disa vendbanime ka pasur edhe ankesa të qytetarëve tjerë për nivelin e lartë të muzikës./Telegrafi/