Besimtarët ortodoks në Maqedoni festojnë sot ditën e Pagëzimit, apo siç njihet edhe dita e hedhjes së kryqit në ujë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kjo festë ka të bëjë me pagëzimin e Jezu Krishtit në lumin Jordan dhe festohet që nga shekulli i dytë.
Personi që kap kryqin besohet se përcillet nga bekime të Zotit dhe nga fati i mirë gjatë tërë vitit. Manifestimet kryesore do të mbahen në Shkup e Ohër./Telegrafi/