Besimtarët ortodoks të Maqedonisë festojnë sot Krishtlindjet ortodokse. Në të gjitha manastiret që nga mëngjesi janë duke u mbajtur liturgji fetare për këtë ditë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Manifestimi qendror mbahet në Kishën e Shën Klimentit të Ohrit në Shkup, ku kryepeshkopi Stefani mbanë liturgji për Shën Vasilin e madh.
Me këtë rast, Stefani tha se kontributi i Kishës ortodokse në aspekt të sundimit të paqes dhe vllazërisë ndërmjet njerëzve përbëhet parasegjithash nga vetësakrifica dhe dëshmia për dashurinë e Zotit, dhe nga shpresa në shpëtimin e Tij./Telegrafi/