Site icon Telegrafi

Besimtarët musliman nga Kumanova që do të shkojnë në Haxh, do të vaksinohen në QSHP

Qendra për Shëndet Publik në Kumanovë edhe këtë vit do të kryejë shiqime sistematike dhe do t’i vaksinojë besimtarët musliman të cilët do të shkojnë në Haxh në Mekë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Muslimanët duhet t’i marrin vaksinat dhjetëra ditë përpara se të shkojnë në Haxh.

”Qendra për Shëndet Publik, këtë viti ka 200 doza të vaksinave dhe ne do t’i presim udhëtarët të cilët do të shkojnë prej 24 deri 26 gusht, të cilët do të udhëtojnë me aeroplan”, njoftoi doktoresha Jadranka Stamenkovska, epidemiloge nga Qendra.

Mjekët do t’i kryejnë kontrollet shëndetësore dhe njëherit do t’i këshillojnë për parandalimin e sëmundjet infektive.

Pas kthimit nga Meka, haxhilerët do të jenë pesë ditë në mbikëqyrje epidemike, me çka, do të ndiqet gjendja e tyre shëndetësore, njofton AIM.

Haxhi, përndryshe është shtylla e pestë në fenë Islame, ku besimtarët e kanë për obligim ta kryejnë njëherë në jetë, edhe atë sipas mundësisë financiare. /Telegrafi/

Exit mobile version