Besimtarët e krishterë si në të gjithë botën edhe në Kosovë sot festojnë Krishtlindjet, një nga kremtimet më të rëndësishme në kalendarin e festave të krishtera.
Ajo kremtohet dhe festohet çdo datë 25 dhjetor dhe në të kujtohet lindja e Jezu Krishtit.
Mesha qendrorë e Krishtlindjes u mbajt në orët në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtina, ku u përçuan mesazhe paqeje dhe bashkimi.
Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, në meshën e Krishtlindjes iu është drejtuar qytetarëve duke u bërë thirrje për vepra të mira e dashuri për Zotin.
Ai ka thënë se shoqëria do të ishte më e mirë dhe nuk do të kishte mosmarrëveshje, po të ishin të bashkuar.
Sot, në ditën e Krishtlindjes prej orës 11:00 do të mbahet meshë po në Katedralen në Prishtinë.
Ndërsa, Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, do të kremtojë meshën e Ditës së Krishtlindjes në Katedralen “Zoja Ndihmëtare” në Prizren në ora 11:00.