Telegrafi

Besimtarët e devotshëm hindusë filmohen duke i futur duart në vajin e nxehtë (Video)

Një grup besimtarësh të devotshëm hindusë janë parë duke kryer një rit – ku fusnin duart në vajin e nxehtë në një enë në jugperëndim të Indisë.

Ata këtë rit e kryen në tempullin Kamakshi, ku secili prej tyre nuk hezitonte të fuste duart në vajin e nxehtë dhe nxirrnin patatet që po skuqeshin, transmeton Telegrafi.

Ngjarja është filmuar më 24 tetor, kurse është interesant se si asnjëri prej tyre nuk dukej se po pësonte lëndime nga nxehtësia e madhe e vajit në enë.

Ky rit praktikohet çdo vit në natën kur festohet hëna e plotë gjatë tetorit, kurse autoritetet lokale e kanë përshkruar këtë traditë si të padëmshme.

“Secili që fut duar në vajin e nxehtë i nxjerr shpejtë, dhe kështu askush nuk lëndohet”, thuhet në komunikatën e autoriteteve lokale. /Telegrafi/