Telegrafi

Besimi: Zona ekonomike në Zhelinë punëson 7000 persona

Besimi tha në një intervistë për të përditshmen “Koha” se pas inaugurimit të gur-themelit të kësaj zone, Banka Botërore është duke bërë një analizë për mënyrën e funksionimit të zonës, me synimin që përpos modeleve të tashme të inkorporohen edhe elemente të tjera shtesë për një funksionim më të mirë.

Sipas tij, edhe kompanitë e huaja kanë shprehur interesim për të investuar në menaxhimin e kësaj zone. “Funksionimi i kësaj zonë do të hape rreth 7 mijë vende të reja të punës,” tha ministri Besimi.

Ai theksoi se për këtë zonë interesim kanë shprehur kompani nga Norvegjia, Turqia dhe Zvicra. /Telegrafi/