Kryesia e Degës së LDK-së në Klinë, unanimisht i dha mbështetje Besim Hotit për të kandiduar për kryetar të komunës dhe për ta udhëhequr Degën e LDK-së.
Ky vendim është marrë pas dorëheqjes së kryetarit të degës së LDK-së në Klinë, Fadil Gashi.
Lajmin e ka kumtuar vet kryetari tashmë i dorëhequr i degës së LDK-së në Klinë.
Hoti, është nënkryetar i Komunës së Klinës./Telegrafi/