Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, ka mbajtur një fjalim rasti në ceremoninë e dorëzimit të flamurit të Kosovës për Majlinda Kelmendin nga presidenti Thaçi.
Hasani ka thënë se Komiteti Olimpik ka kryer të gjitha përgatitjet, dhe se cilido do rezultat në Lojërat Olimpike të Rios, është një fitore.
“Kemi bërë të gjitha përgatitjet, që të bëjmë përfaqësim të denjë. Nuk ka kush na heq shpresat për medalje, çdo rezultat për ne është fitore. Sportistët tanë le të shkojnë me krenari në Rio, pasi për ne ata janë kampion”, ka deklaruar Hasani.