Besim Dina është një ndër shoumenët që për shumë vite pëlqehet prej masës së gjerë të shqiptarëve.
Artisti shpeshherë është përfolur për jetën private sidomos për faktin që ende është beqar dhe nuk e ka gjetur personin e zemrës.
Ai shpesh parodizon me këtë gjë edhe shoun “Oxygen”, por duket se në episodin e ri u ka shuar këtë kureshtje fansave.
Në fakt, humoristi ka inskenuar martesën e tij me një prej mysafireve, përkatësisht studentes së Universitetit “Fehmi Agani”, Ilirjana Krasniqi.
Kjo e fundit i bën dhuratë një unazë 46-vjeçarit duke i përkujtuar se vitet po shkojnë dhe se duhet të martohet sa më shpejt.
E këtë rast nuk e lë pa e parodizuar aktori që njihet për humorin e mirë dhe atmosferën që sjell tek të pranishmit në emision.
Se si rrjedh ngjarja më tutje, shikoni videon e mëposhtme. /Telegrafi/