Site icon Telegrafi

Besim Baraliu rrëfen se si ra në kurth dhe u torturua nga shqiptarët e UDB-ës

Ishte viti 1985 kur ish aktivisti politik Besim Baraliu do të arrestohej për herë të tretë nga regjimi jugosllav.

Ai në “Debat Plus”, rrëfeu momentin e arrestimit të tij dhe se si kishte rënë në kurth nga një shqiptar i cili quhej Sahit Zogaj.

“Ma dërguan thirrjen për ushtri në 1985, krejt shokët erdhën, ende tallen na ke borxh paret që kanë pru për ushtri si dhurata. Unë shkova në Suharekë, kisha me i marrë biletat për tren. Kur shkova aty një i sigurimit një Sahit Zogaj, i UDB-ës, kishte nam të keq”.

“Edhe një Ilaz s’më kujtohet mbiemri i tij. Na thanë hajde se ka votime dhe ju si rekrut të rinj jepne votën në një sallë të madhe të policisë e hangra foren. Thirrën me emra, kur erdh emri im, erdhën ata dy më thanë hajde me ne. Më burgosën në Suharekë në Stacion të Policisë. Pastaj më dërguan në Prishtinë, e në Prishtinë tjetër muhabet ishte”, tha ai.

Pas arrestimit Baraliu ishte marrë në pyetje sipas tij nga dy pjesëtarë të UDB-së; Avni Sadriu dhe Rifat Berisha.

“Në Prishtinë u mora në pyetje nga Avni Sadriu dhe Rifat Berisha. Të dy UDB-ash… Ka pasur aty që me gjithë zemër të godisnin me i hy në qef shefave… Avni Sadriu dhe Rifat Berisha, Avniun e kam pas më shumë. Ka pasur edhe tjerë me i ndihmu… Këta torturojshin bashkë si përqefi”, tha ai.

Exit mobile version