Bordi Ekzekutiv i KOK-ut i ka dhënë besimin e plotë propozimit të presidentit Ismet Krasniqi që Besim Alitit t’i vazhdohet pozita e sekretarit të përgjithshëm edhe për një mandat.
️BE i KOK-ut sonte ka mbajtur mbledhjen e parë për ciklin olimpik 2025-2028, në të cilën pikë e rendit të ditës ishte edhe zgjedhja e sekretarit të përgjithshëm.
Aliti është emëruar në këtë pozitë në shtator të vitit 2021, duke e mbajtur me sukses për katër vite.
Puna, përkushtimi dhe sukseset e arritura gjatë mandatit të kaluar bënë që Bordi i ri t’i japë mbështetje të fuqishme, ka shkruar faqja e KOK-ut.
Aliti është pjesë edhe e komisionit për EYOF në Komitetin Olimpik të Evropës, anëtar i komisionit koordinues për Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, si dhe ka një bagazh të madh në sport dhe organizimin e ngjarjeve të ndryshme ndërkombëtare. /Telegrafi/