Telegrafi

Besim Aliti emërohet kryetar i komisionit vlerësues dhe koordinues për Lojërat Mesdhetare në rërë 2027

Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Aliti, është emëruar në një tjetër pozitë të lartë në Komitetin Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG).

Në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të ICMG-së, të mbajtur të shtunën në Prishtinë, Aliti është caktuar kryetar i komisionit vlerësues dhe koordinues për Lojërat Mesdhetare në rërë 2027.

Është ky komisioni më i lartë në udhëheqjen dhe raportimin e garave për LM 2027.

Aliti është anëtar edhe i komisionit të programit të sporteve të Lojërave Mesdhetare.