Site icon Telegrafi

Besim Ahmeti, ndërmarrës dhe familjar i Imri Ahmetit, i bashkohet PDK-së

Besim Ahmeti, një ndërmarrës nga Lipjani është bërë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ahmeti është familjar i afërt i kryetarit të Lipjanit, Imri Ahmeti që vjen nga radhët e LDK-së. Ai ka thënë të jetë i pakënaqur me qeverisjen e Imri Ahmetit në Lipjan por edhe me gjithë Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Besim Ahmeti ka thënë gjatë aderimit se përkundër kërkesave të shumta për mbështetje dhe lehtësimeve për bizneseve LDK-ja nuk ka treguar asnjëherë gatishmëri.

Lideri i PDK-së Kadri Veseli gjatë pritjes së aderimit të djalit të axhës së Imri Ahmetit i ka dëshiruar atij mirëseardhje dhe e ka siguruar për mbështetje përmes platformës qeverisëse “Fillimi i Ri”.

Exit mobile version