Raportimi i mediave për aderimin e afaristit Besim Ahmeti në koalicionit në mes PDK-AAK-Nisma, po del të jetë i pasaktë.
Ai ka sqaruar për Telegrafin se lajmi nuk qëndron dhe se sipas tij “kemi qenë thjeshtë në një takim pune me kryetarin e PDK-së”.
“Kurrgjë ma shumë nuk ka pasë”, ka shtuar ai.
Ndryshe, afaristi Besim Ahmeti është i afërt i kryetarit të Lipjanit, Imri Ahmeti, i cili është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). /Telegrafi/