Site icon Telegrafi

Besiktasi një hap para kalimit të fazës së grupeve, i vështirësohen punët Monacos (Foto/Video)

Besiktas nuk ka arritur të vazhdojë serinë e fitoreve në kuadër të këtij sezoni në Ligën e Kampionëve.

Skuadra turke ka barazuar para shikuesve të vetë në stadiumin “Vodafone Arena” kundër Monacos me rezultat 1-1.

Pjesa e parë i takoi bardhezinjve, të cilët dominuan në ndeshje, por e dyta shkoi në dobi të francezëve.

https://youtu.be/HQVqk48IT74?t=1

Megjithatë, gjysmëfinalistët e sezonit të kaluar kaluan të parët në epërsi përmes Rony Lopesit, i cili realizoi gol në kohën shtesë të 45 minutshit të parë.

Por, “Shqiponjat e zeza” barazuan rezultatin në minutën e 54 me anë të një penaltie, ku realizator ishte Cenk Tosun. Ky i fundit u pengua brenda zonës së rreptësisë nga ana e portierit, Danijel Subasic.

Pesë minuta më vonë Ryan Babel nuk u tregua i saktë para portierit të kuqebardhve duke humbur një rast të pastër para portierit boshnjak.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ishte i pranishëm në stadiumin “Vodafone Arena”

 

Deri në fund të takimit më nuk pati raste për shënim dhe kështu, ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.

Pas kësaj, Besiktas mbetet lider i grupit G me dhjetë pikë ndërsa Monaco zë pozitën e katërt me vetëm dy pikë. /Telegrafi/

https://youtu.be/gDlX37oF9q4

Exit mobile version