Site icon Telegrafi

Besiktasi e mposht sërish Sigal Prishtinën

Qindra tifozë nga Prizreni kishin ardhur në palestrën ‘Sezai Surroi’ për të dhuruar atmosferë impozante për këtë super-ndeshje të basketbollit.

Çereku i parë ishte pothuajse i barabartë, me të dyja skuadrat që sulmonin shumë dhe nuk fokusoheshin shumë në mbrojtje, teksa Sigal Prishtina e përmbylli me vetëm dy pikë epërsi, 20-18.

E njëjta storie ishte edhe në çerekun e dytë, ku bardhekaltërit vazhduan lojën e tyre të mirë dhe vetëm sa e ngritën epërsinë në pesë pikë, 39-34.

Në çerekun e tretë turqit u këndellën paksa dhe u rikthyen në lojë dhe arritën ta ngushtojnë përsëri rezultatin në vetëm dy pikë diferencë, 60-58.

Ndërsa, në çerekun e katërt ndodhi e njëjta gjë sikur mbrëmë në Prishtinë. Besiktasi filloi të aplikonte lojë agresive dhe me sulme të shpejta e konkrete arriti të dalë në epërsi dhe ta fitojë ndeshjen me rezultat përfundimtar, 74-81. /Telegrafi/ 

Exit mobile version