Besiktasi nuk ka arritur të mbajë epërsinë e krijuar në fund të takimit për t’u pajtuar me një barazim prej 1-1 ndaj Napolit në Stamboll.
Besiktasi shfaqi paraqitje dominuese në pjesën e parë duke krijuar rastet, ato që nuk i munguan as Napolit.
Megjithatë, pjesa e dytë ishte më produktive për Napolin, por goli i parë erdhi për vendasit.
Ricardo Quaresma (79’) shënoi për 1-0 nga pika e bardhë.
Vetëm tri minuta më vonë ishte Marek Hamsik ai që shënoi për 1-1 me asistencë të Dries Mertens.
Me këtë rezultat përfundoi kjo ndeshje, kurse situata në Grupin B të Ligës së Kampionëve vetëm sa është komplikuar
Napoli mbetet lider me shtatë pikë, një më shumë se Besiktas në vendin e dytë dhe tri më shumë se Benfica që pret Dynamo Kievin në Lisbonë. /Telegrafi/