Telegrafi

Besiktas pas Gutit

Turqit të cilët nuk kursejnë para për transferime, dëshirojnë të nënshkruajnë me Gutin në fund të sezonit, por janë duke pasur rivalë ekipin anglez Bolton Wanderers.

Trajneri i Besiktas, Mustafa Denizli, ishte në Madrid gjatë kësaj jave për bisedime të drejtpërdrejta me zyrtarët e Realit dhe Gutin rreth propozimit të tyre.

Përfaqësuesit e Gutit po ashtu kanë caktuar takim me Bolton gjatë javës së ardhshme për të parë mundësinë e zhvendosjes së tij në muajin janar në Ligën Premier./Telegrafi/